Aktualitet

FT+VD/ Autobusi aksidenton biçiklistin tek Rruga e Dibrës! 39-vjeçari i shtrirë në rrugë, qytetarët i japin ndihmën e parë

Ngjarja sipas të dhënave të para të Policisë mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si rruga e Dibrës, ndërsa shoferi i biçikletës është dërguar në spital.

29 Shtator 2022, 17:39 Nga k.m.
FT+VD/ Autobusi aksidenton biçiklistin tek Rruga e Dibrës!
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një autobus ka përplasur një biçiklist.

FT+VD/ Autobusi aksidenton biçiklistin tek Rruga e Dibrës!

Ngjarja sipas të dhënave të para të Policisë mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si rruga e Dibrës, ndërsa shoferi i biçikletës është dërguar në spital. Në fotot e publikuar në faqen "JOQ" duket 39-vjeçari i shtrirë në tokë teksa qytetarët i janë afruar për ta ndihmuar.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Deri më tani nuk dihen detaje të reja lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

tirane

Sondazh

Poll