Aktualitet

Zjarr në Levan të Fierit, digjen kodrat me ullishte, zjarrfikësit në vendngjarje

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që menjëherë pas njoftimit të marrë forcat zjarrfikëse të reparti të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

29 Shtator 2022, 17:07 Nga e.k
Zjarr në Levan të Fierit, digjen kodrat me ullishte, zjarrfikësit
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Levan të Fierit. Të favorizuara dhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar një sasi të konsiderueshme sipërfaqeje të mbjellë.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që menjëherë pas njoftimit të marrë forcat zjarrfikëse të reparti të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë zjarr, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga pjesa e poshtme e kodrës, e më pas ka avancuar, favorizuar nga era e fortë.

zjarret ne vend fier

Sondazh

Poll