LIVE UPDATES
Aktualitet

Aktiviteti i KPK në resortin luksoz të Vlorës financohet nga një sponsor privat

7 Janar 2022, 11:48 Nga DOSJA
Aktiviteti i KPK në resortin luksoz të Vlorës financohet nga

VLORË- Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’.

Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zgjodhi resortin luksoz si destinacion për zhvillimin e analizës së punës së vet 4-vjeçare me procesin e vetingut si dhe sfidat e pritshme deri në fund të mandatit.

Aktiviteti me temë “Raport dhe Strategji” u zhvillua më 30 shtator, por dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe dy përkthyes të tyre. Por ndryshe nga anëtarët e KPK-së, ata nuk i shijuan shërbimet e luksit të hotelit për “arsye etike”.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk qëndruan në resortin luksoz për arsye etike, pasi sipas rregullores, nuk u lejohet që të qëndrojnë në hotele që vlerësohen mbi nivelin mesatar të zonës ku gjenden,”– i tha BIRN në kushtet e anonimatit një burim në dijeni të aktivitetit.

Shqetësimet për cenim të etikës apo të perceptimit publik mbi komisionerët e vetingut nuk ishin pikëpyetjet e vetme mbi aktivitetin e zhvilluar shtatorin e vitit të kaluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e aktivitetit të KPK-së u paguan nga një kompani private – duke ngritur shqetësime edhe për konflikt të mundshëm interesi.

“Marina Bay” është një ndër komplekset më të shtrenjta në bregdetin e Vlorës dhe jashtë sezonit të verës ofron dhoma që variojnë nga 72 euro [me pamje nga rruga] deri në 171 euro [suita deluxe].

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se të gjitha shpenzimet e aktivitetit kishin kushtuar në total 300 mijë lekë. 

“Kjo kosto është përballuar me mbështetjen financiare të një kompanie/ sipërmarrje private, përmes një agjencie… pa ndikuar në fondet e buxhetit të shtetit të akorduar për KPK-në për vitin 2021,” -tha sekretari i Përgjithshëm, Edmond Verçani në një përgjigje me shkrim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi të bënte publike emrin e kompanisë private dhe pronarët e saj, duke përdorur si pretekst një klauzolë konfidencialiteti në marrëveshjen e sponsorizimit të lidhur mes tyre.

Në shkelje të transparencës dhe llogaridhënies, emri i kompanisë vazhdon të mbahet i fshehtë edhe pasi KPK u urdhërua nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit që të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes me kompaninë private që financoi aktivitetin.

Sponsori ‘sekret”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit në vitin 2017 si institucioni kyç i reformës në drejtësi, me qëllimin e pastrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Më pak se një vit nga përfundimi i mandatit kushtetues, KPK është ende larg përfundimit të procesit të vetingut për magjistratët në Shqipëri. Një nismë për zgjatjen e mandatit të KPK-së deri në përmbylljen e plotë të procesit është duke u shqyrtuar aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përgjatë historikut 4-vjeçar të vetingut, shumë magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit si dhe cenimit të besimit të publikut te drejtësia.

Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Prej 5 tetorit, BIRN i ka kërkuar Komisionit që të vendoste në dispozicionin dokumentet e financimit të aktivitetit të zhvilluar në Vlorë. KPK iu përgjigj disa pyetjeve, por refuzoi në mënyrë të përsëritur që të vendoste në dispozicion emrin e kompanisë që pagoi për akomodimin e komisionerëve në resortin luksoz.

“Një pjesë e informacioneve të diskutuara në këtë aktivitet janë konfidenciale, po ashtu organizimi dhe zhvillimi i këtij aktiviteti përmban klauzola kontraktuale që e kufizojnë aksesin e palëve të treta jashtë aktivitetit,” tha sekretari i Përgjithshëm i KPK-së, Edmond Verçani.

Pas ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK vendosi të dispozicion të BIRN një kopje të anonimizuar të “marrëveshjes së sponsorizimit”, e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i KPK, Edmond Verçani, kompania private dhe një agjenci e ofrimit të shërbimit.

Nga dokumenti janë fshirë emrat e kompanive private si dhe numri i protokollit të shkresës.

Marrëveshja e sponsorizimit mban datën 14 qershor 2021, por është protokolluar katër ditë më vonë në KPK. Ajo i shtrin efektet një muaj pas nënshkrimit të saj, ndërkohë që aktiviteti u zhvillua rreth tre muaj e gjysmë më vonë.

Në kontratë, sponsorizuesi merr përsipër të mbështesë Komisionin për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”; për udhëtimin dhe akomodimin e të gjithë stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë si dhe për organizimin e workshopit në katër seksione.

Ndryshe nga sa u përgjigj KPK për BIRN, vlera e sponsorizimit në marrëveshje është 3 mijë euro dhe jo 300,000 lekë.

Nga sa kuptohet në nenin 4 të marrëveshjes, kompania sponsorizuese duket se operon në fushën e sigurimeve – e dhëna e vetme që rezulton të mos jetë anonimizuar. Në fund, kompania private deklaron se asnjë punonjës i palës përfituese nuk zotëron interes privat në mënyrë të drejpërdrejtë apo të tërthortë me sponsorizuesin.

Fshehja e emrit të kompanisë sponsorizuese u konsiderua prej Komisionerit Besnik Dervishi në shkelje të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Gjithashtu, Komisioneri vëren se e drejta për t’u informuar është një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar nga neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Kjo e drejtë duhet parë e lidhur ngushtë me parimin e transparencës dhe llogaridhënies, si një shtyllë tjetër themelore e shtetit të së drejtës,”– vlerëson komisioneri Dervishi, i cili urdhëroi KPK-në që të vendoste në dispozicion një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

Ky vendim mbetet i pazbatuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, KPK nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse pranimi i pagesave nga një kompani private linte shteg për konflikt interesi dhe cenim të besimit publik te sistemi i drejtësisë.

Marrë nga: Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kpk vlore kpk vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet