Sport

Kritikat e ashpra ndaj Ronaldos, motra e futbollistit sulmon tifozët portugez: “Mosmirënjohës, pështyjnë në pjatën ku kanë ngrënë!”

Mos e prek Cristiano-n. Një koncept që me kalimin e viteve po bie. Kur ka ndonjë kritikë për pesë herë fituesin e 'Topit të Artë', mund të jeni i sigurt se një i afërm, duke përfshirë familjen dhe miqtë e ngushtë, do të përgjigjen ashpër.

29 Shtator 2022, 17:22 Nga DOSJA

Kritikat e ashpra ndaj Ronaldos,  motra e futbollistit sulmon tifozët

PORTUGALI-Mos e prek Cristiano-n. Një koncept që me kalimin e viteve po bie. Kur ka ndonjë kritikë për pesë herë fituesin e 'Topit të Artë', mund të jeni i sigurt se një i afërm, duke përfshirë familjen dhe miqtë e ngushtë, do të përgjigjen ashpër. Ronaldo ishte ndër më të sulmuarit nga tifozët portugez pas disfatës ndaj Spanjës, në të cilën numri 7 duket se nuk i përshtatej famës dhe rekordeve të tij. Dhe sjellja e mbështetësve nuk është pëlqyer aspak nga Katia Aveiro, motra e CR7.

Ka nga ata që e duan Cristianon- Dhe si gjithmonë, asnjë gjurmë diplomacie nga ana e saj... "Cristiano ka pranë tij familjen dhe ata që e duan. Dhe këta njerëz do të jenë gjithmonë në anën e tij, pavarësisht gjithçkaje. Por çfarë ndodh tani.Por ajo që ndodh në këtë moment nuk më befason aspak. Portugezët pështyjnë në pjatën ku kanë ngrënë, kështu ka qenë gjithmonë”.

Një sulm i vërtetë për ata që prej vitesh përkrahën CR7 dhe u gëzuan falë paraqitjeve të tij me kombëtaren. Por tani ata e kritikojnë dhe e kanë evidentuar si problemin kryesor të kombëtares së Fernando Santos. E nuk mbaron me kaq, sepse Katia Aveiro ka ende shumë për të thënë.

Sulmet ndaj portugezit- "Duhet ta ndihmojmë atë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për Portugalinë. Por portugezët janë të këqij, të poshtër, pa shpirt, budallenj dhe gjithmonë mosmirënjohës. Shohin një djalë që është në tokë, në gjunjë dhe askush nuk i jep dorën. Është mizore, sepse ai ka dhënë dhe po jep shumë. Ai përtokë quhet Cristiano Ronaldo dhe është vetëm lojtari më i mirë në botë.”

Me pak fjalë, nuk është një atmosferë e mirë në anët e Lisbonës, një muaj e gjysmë nga fillimi i Kupës së Botës. Duke e njohur CR7, kritikat që kanë rënë mbi të mund të shërbejnë edhe si nxitje. Por është gjithashtu e vërtetë që ndeshja me Spanjën tregoi një Ronaldo që fizikisht dukej një hije e vetes. Ndoshta ka filluar të ndihet pesha e viteve, por në Portugali një lloj mirënjohje ndaj fenomenit nga Funchal edhe mund të tregohet…

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo portugali

Sondazh

Poll