Sport

Dy italianë dhe një shqiptar për stolin e Kombëtares,zbulohen tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejën

Dështimi në Ligën e Kombeve ka bërë që drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit të kërkojnë për një trajner të ri.

29 Shtator 2022, 15:17 Nga DOSJA

Dy italianë dhe një shqiptar për stolin e

SHQIPËRI-Dështimi në Ligën e Kombeve ka bërë që drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit të kërkojnë për një trajner të ri. Edoardo Reja duket se i ka ditët e numëruara në stolin kuqezi. Tekniku italian do të drejtojë dy ndeshjet miqësore me Italinë edhe Arabinë Saudite dhe më pas mund të vendoset ndërprerja e bashkëpunimit.

Aktualisht, në mediat e shkruara po dalin emrat e parë që mund të drejtojnë Shqipërinë. Giancarlo Camolese është emri i parë. 61-vjeçari nga Torino ka një CV të pasur, teksa ka drejtuar skuadra si Torino, Vicenza etj.

Një tjetër opsion është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë post. Një tjetër alternativë që spekulohet, është mundësia e rikthimit të Gianni de Biazit, trajnerit të suksesshëm që arriti të kualifikohej me Shqipërinë në “EURO 2016”. Edhe pse ai është trajner i Azerbajxhanit, me ofertën e duhur mund të shohim edhe një rikthim të bujshëm.

E.Ç (Dosja.al)

liga e kombeve shqiperia

Sondazh

Poll