Sport

Problemet politike prekin edhe futbollin, UEFA zbulon 5 takimet që nuk do të luhen në Euro 2024, mes tyre edhe Kosova

Më datë 9 tetor në orën 12:00 do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet kualifikuese për Euro 2024, aktivitet që do të zhvillohet në Gjermani.

29 Shtator 2022, 15:31 Nga DOSJA

Problemet politike prekin edhe futbollin, UEFA zbulon 5 takimet që nuk do

KOSOVË- Më datë 9 tetor në orën 12:00 do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet kualifikuese për Euro 2024, aktivitet që do të zhvillohet në Gjermani.Shorti do të përcaktojë grupet ku do të jenë të vendosura 54 skuadrat kombëtare nga mbarë Europa, por edhe ato të Azisë që garojnë në këtë kompeticion.

Me anë të një deklarate, UEFA ka komunikuar pesë përballjet të cilat nuk do të ndodhin, dhe shkak për këtë janë konfliktet që kanë shtetet përkatese. Në një grup të njëjtë nuk mund të jetë Kosova me Serbinë ose Bosnje Hercegovinën, ashtu si përballjet e tjera, Armeni-Azerbaijan, Bjellorusi-Ukrainë dhe Gjibraltar-Spanjë. Në kualifikueset e Euro 2024, Kosova renditet në vazon e katërt.

E.Ç (Dosja.al)

kosova uefa

Sondazh

Poll