Sport

“Shtëpia e Futbollit” zbukuruar si për festë, FSHF në pritje të Infantinos…

Presidenti i FIFA-s do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

29 Shtator 2022, 16:47 Nga DOSJA

“Shtëpia e Futbollit” zbukuruar si për festë, FSHF

TIRANE - Pritet për një vizitë zyrtare në Tiranë, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, i cili do të takohet me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar. Kjo vizitë e tij përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar nga programi “Forward” i FIFA-s.

Kësisoj, në pritje të kreut të futbollit botëror, “Shtëpia e Futbollit” është zbukuruar si për festë. FSHF ka marrë masa të rrepta sigurie, që gjithçka të shkojë, sipas protokollit të parashikuar.

Gjatë vizitës së tij, presidenti Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë që do të marrë pjesë në eventin festiv, që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të saj, që përkon me 90-vjetorin të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA.

“Shtëpia e Futbollit” zbukuruar si për festë, FSHF

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll