Sport

BOTERORI! Nuk kërkohet vaksinim, por një test negativ për ata që hynë në Katar…

Qeveria e Katarit dhe Komiteti Organizativ i Kupës së Botës kanë njoftuar se vaksinimi kundër Covid 19 nuk do të jetë i detyrueshëm për të marrë pjesë në ndeshjet finale, nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

29 Shtator 2022, 16:06 Nga DOSJA

BOTERORI! Nuk kërkohet vaksinim, por një test negativ për ata

KATAR - Vaksinimi kundër Covid 19 nuk do të jetë i detyrueshëm për spektatorët e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Katar, nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. Megjithatë, ata do të duhet të paraqesin një test negativ për të udhëtuar në atë vend, sipas njoftimeve nga qeveria e Katarit dhe Komiteti i Lartë Organizativ.

"Njerëzve që mbërrijnë në Katar nuk u kërkohet të karantinohen, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit ose vendi i origjinës,"- thotë qeveria e Katarit. Në sportelin e check-in-it të aeroportit të tyre, çdo vizitor i moshës gjashtë vjeç e lart duhet, nga ana tjetër, të paraqesë një rezultat negativ më pak se 48 orë përpara kohës së nisjes për një test PCR dhe më pak se 24 orë për një test antigjeni.
BOTERORI! Nuk kërkohet vaksinim, por një test negativ për ata

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll