Sport

Galtier mendon ende për Skriniar, trajneri i PSG mesazh drejtuesve: "Më duhet një mbrojtës dhe një sulmues"

Ai është sigurisht trajneri më i pasur në botë. Ai ka në dispozicion Mbappé, Neymar dhe Messi dhe një nga skuadrat më të mëdha në botë. Megjithatë... Megjithatë trajneri i PSG, Christophe Galtier nuk është i lumtur.

29 Shtator 2022, 17:11 Nga DOSJA
Galtier mendon ende për Skriniar, trajneri i PSG mesazh drejtuesve:
Christophe Galtier

PARIS-Ai është sigurisht trajneri më i pasur në botë. Ai ka në dispozicion Mbappé, Neymar dhe Messi dhe një nga skuadrat më të mëdha në botë. Megjithatë... Megjithatë trajneri i PSG, Christophe Galtier nuk është i lumtur. Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Nice, ai deklaroi se i mungon një mbrojtës dhe një sulmues. Është e lehtë të mendosh se emri që vazhdon të rrotullohet në kokën e tij është ai i Milan Skriniar.

"Na vjen keq që nuk kemi një qendërmbrojtës shtesë. Mungesa e Kimpembé po shkakton probleme, ne po hyjmë në një seri të gjatë ndeshjesh intensive dhe do të dëshironim të kishim një qendër dhe gjithashtu një sulmues me një profil tjetër. Kampos dhe unë e dimë se presidenti ka bërë më të mirën”. Ai mund të ketë bërë më të mirën e tij, por jo mjaftueshëm, sipas Galtier.

Nga përgjigja e pyetjes nëse Mbappé mund të gjendet më mirë në kombëtare sesa te PSG, atëherë është e lehtë të kuptosh se cilat karakteristika duhet të ketë në mendje sulmuesi: "Unë nuk mendoj se ai ka më pak liri këtu, është qendërsulmuesi ynë. Me Giroud, në kombëtare, ka dikë që i hap hapësirën, por ne nuk e kemi atë profil lojtari. Ai duhet të jetë po aq inteligjent për të gjetur ndeshje të tjera me Messin dhe Neymar, që i japin topin"

E.Ç (Dosja.al)

psg skriniar galtier

Sondazh

Poll