Sport

Inter, diçka nuk shkon me rikuperimin e Lukakut, tani rrezikon edhe ndeshjen me Barcelonën

Rikthimi i Lukakut pas dëmtimit u mendua në ndeshjen ndaj Romës, por kjo nuk do të ndodhë. Madje edhe më keq, sulmuesi i Interit rrezikon edhe ndeshjen ndaj Barcelonës katër ditë më vonë.

29 Shtator 2022, 15:25 Nga DOSJA

Inter, diçka nuk shkon me rikuperimin e Lukakut, tani rrezikon edhe

ITALI- Rikthimi i Lukakut pas dëmtimit u mendua në ndeshjen ndaj Romës, por kjo nuk do të ndodhë. Madje edhe më keq, sulmuesi i Interit rrezikon edhe ndeshjen ndaj Barcelonës katër ditë më vonë. Me pak fjalë, nga 29 gushti e në vazhdim, dita e testeve instrumentale pas ndalimit të stërvitjes një ditë më parë, zërat kanë pasuar njëri-tjetrin për gjendjen e Romelu Lukakut.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Thjesht ndodhi që “tronditja e përkulësve të kofshës së majtë” doli të ishte më e rëndë se sa pritej. E si pasojë koha e rikuperimit të sulmuesit të Interit u zgjat, falë një strukture muskulore imponuese, që ngadalësoi rikuperimin atletik të belgut.

Pjesa tjetër - orari i ngarkuar i angazhimeve në tetor dhe hija e gjatë e Kupës së Botës së Nëntorit - vjen si pasojë: rreziku i një rikthimi me pasoja të mundshme të rënda ka ngrirë pritshmëritë. Kryesisht ato të Simone Inzaghit. Objektivi tani i belgut është të rikthehet të shtunë e ardhshme kundër Sassuolos, dhe të jetë gati ndaj Barcelonës në 'Camp Nou' më datë 12 tetor. Inzaghi duhet vetëm të presë, të shpresojë dhe të mbështetet te Lautaro dhe Dzeko.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku inter

Sondazh

Poll