Sport

Nagelsmann mbrohet nga kritikat: "Unë nuk jam përgjegjës për gjithçka!"

“I pashë të gjitha ndeshjet përsëri gjatë pushimit dhe bëra shumë analiza. Ne folëm për këtë me ekipin dhe kam besim se në vijim do të bëjmë një lojë të mirë”.

29 Shtator 2022, 16:27 Nga DOSJA

Nagelsmann mbrohet nga kritikat: "Unë nuk jam përgjegjës

GJERMANI - Bayer Munich ka patur fillimin e tij më të keq në Bundesligë, që nga viti 2011. Katër dështime radhazi kundër M'Gladbach (1-1), Union Berlin (1-1), Stuttgart (2-2) dhe Augsburg (1-0) e kanë zbritur skuadrën bavareze në vendit e pestë në Bundesligë  me 12 pikë, pesë më pak se Union Berlin, lideri befasues.

Presioni mbi Julian Nagelsmann është rritur ndjeshëm. Megjithatë, ish-trajneri i Hoffenheim dhe RB Leipzig mbrohet. “Kritikat konstruktive i marr shumë seriozisht. Ndjej shumë përgjegjësi dhe investoj shumë kohë në punën time. Por nuk jam unë përgjegjës për gjithçka dhe as lojtarët. Kjo është një lojë ekipore”,- është shprehur trajneri i bavarezëve.

Nagelsmann është i bindur se ndeshja kundër Bayer Leverkusen do të bëhet një pikë kthese: "Është gjithmonë e rëndësishme të vësh në dyshim gjithçka, madje edhe veten. I pashë të gjitha ndeshjet përsëri gjatë pushimit dhe bëra shumë analiza. Ne folëm për këtë me ekipin dhe kam besim se në vijim do të bëjmë një lojë të mirë”.

Por jo vetëm Nagelsmann është nën kritika në Mynih. Dy nga referencat e mëdha të Bayernit, Sadio Mané dhe Joshua Kimmich, janë gjithashtu në 'syrin e uraganit'. Nagelsmann i merr në mbrojtje ata: "Lojtari duhet të zbatojë atë që trajneri kërkon prej tij. Mané do ta gjejë shpejt rrugën dhe formën e tij më të mirë. Jam i sigurt se do ta bëjë.

Të gjithë mund të flasin për Kimmich, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe për ekipin kombëtar. Natyrisht, ju keni gjëra në të cilat ai është i mirë dhe të tjera në të cilat ai mund të përmirësohet. Është e rëndësishme që lojtari të dijë se çfarë ka për të bërë",- vuri në dukje Nagelsmann.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll