Sport

Humbje katastrofike për klubet! Dëmtimet, ‘dukuria’ e futbollit europian, u rrit me 20% numri i tyre nga sezoni i kaluar...

Sipas një raporti të publikuar të mërkurën, nga ndërmjetësi britanik i sigurimeve ‘Howden’, dëmtimet e futbollistëve në pesë ligat më të mira të Europës u rritën me 20% gjatë sezonit 2021-2022.

29 Shtator 2022, 12:42 Nga DOSJA

Humbje katastrofike për klubet! Dëmtimet, ‘dukuria’ e

ANGLI - Ashtu si kombëtarja franceze, e cila u desh të bënte pa rreth pesëmbëdhjetë lojtarë të dëmtuar gjatë grumbullimit të fundit në Nations League, tashmë ato janë ‘legjion’ në futbollin europian. Sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga ndërmjetësi britanik i sigurimeve ‘Howden’, dëmtimet në pesë ligat më të mira të futbollit të Europës u rritën me 20% në sezonin 2021-2022 dhe i kushtuan klubeve 610 milionë euro.

Lojtarët më të dëmtuar janë sulmuesit dhe ata mbi 30 vjeç, me më shumë se dy dëmtime mesatarisht për lojtar në sezon. ‘Howden’ gjithashtu shumëzoi koston ditore të një lojtari me numrin e ditëve që ai ishte jashtë për shkak të dëmtimit. 

Premier League kryeson këtë renditje të përgjithshme të kostove të përgjithshme të dëmtimeve, me 219 milionë euro për 1231 dëmtime (krahasuar me 938 sezonin e kaluar). Është përpara La Ligës spanjole me 130 milionë euro.

Në Francë, numri i dëmtimeve u rrit nga 606 në 691 nga njëri sezon në tjetrin, me një kosto totale prej 80 milionë eurosh, gjysma e të cilave vetëm për PSG-në. Klubi parizien është ai të cilit dëmtimet i kushtojnë më shumë në Europë (40.7 milionë euro kosto të përgjithshme) për 91 dëmtime të lojtarëve, ose 450.000 euro për dëmtim të lojtarit, mesatarisht. PSG është përpara Real Madridit (40.3 milionë euro për 114 mungesa) dhe Barcelona (33.2 milionë euro).

UEFA, e cila tashmë ka rritur numrin e ndeshjeve për ekipet europiane, duke krijuar Nations League në 2018 për të zëvendësuar ndeshjet miqësore, do të zgjasë edhe një herë kalendarët e saj kontinentalë nga viti 2024. FIFA ka planifikuar të integrojë 48 kombëtare, në vend të 32, në Kupa e Botës nga viti 2026.

Sindikata globale e lojtarëve FIFPRO përsërit, se duhet të krijohen struktura për të kufizuar ngarkesën e anëtarëve të saj, pasi ky sezon do të jetë i pari që do të ndërpritet nga një finale e Kupës së Botës (20 nëntor - 18 dhjetor) në Katar. Në këtë kuptim, miratimi i përhershëm i pesë zëvendësimeve për ndeshje është një hap përpara. FIFPRO po i kërkon gjithashtu FIFA-s të prezantojë një periudhë pushimi minimale prej katër javësh ndërmjet dy sezoneve, duke shtuar dy javë në mes të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll