Sport

Arsyja pse Asllani nuk u aktivizua ndaj Islandës, telefonata e drejtuesve të Interit frikësoi Rejën

Përveç futbollistëve italianë, Asllani është rikthyer dje në Pinetina për të qenë nën urdhërat e trajnerit Inzaghi. Mesfushori nuk luajti në takimin Shqipëri-Islandë mbrëmjen e së martës.

29 Shtator 2022, 12:34 Nga DOSJA

Arsyja pse Asllani nuk u aktivizua ndaj Islandës, telefonata e drejtuesve

ITALI- Përveç futbollistëve italianë, Asllani është rikthyer dje në Pinetina për të qenë nën urdhërat e trajnerit Inzaghi. Mesfushori nuk luajti në takimin Shqipëri-Islandë mbrëmjen e së martës.

“Një telefonatë e mbërritur nga Milano ka bërë që Edi Reja dhe FSHF të bien dakord në unanimitet për të mos aktivizuar dhe mos rrezikuar Asllanin në ndeshjen e fundit të Kombëtares kjo pasi edhe ndeshja e luajtur në Air Albania nuk kishte rëndësi,” ishte shkrimi i Corriere dello Sport.

“Ndeshja e Tiranës nuk kishte domethënie të veçantë në renditjen e Shqipërisë dhe kështu Asllani u kursye për Inter-Roma. Do të jetë debutimi i tij që në minutën e parë me fanellën e zikaltërve”.

E.Ç (Dosja.al)

reja asllani

Sondazh

Poll