Sport

Juventus, dëgjo Pogban: "Dua të rimarr vendin që më takon, do të kthehem shpejt!"

"Unë gjithmonë dua të luaj dhe dua të jap më të mirën time. Dhe brenda meje e di që kjo fanelë është e veçantë, ajo nxjerr më të mirën time".

29 Shtator 2022, 11:55 Nga DOSJA

Juventus, dëgjo Pogban: "Dua të rimarr vendin që më

ITALI - Paul Pogba mezi pret të kthehet në fushë dhe premton betejë për tifozët e  Juventusit. Pas operacionit në gju, fansat po pyesin se kur do të rikthehet Pogba dhe përgjigja duket se do të jetë së shpejti. Rikuperimi i Paulit po ecën mirë, aq sa ai pritet të luajë në Lisbonë kundër Benficas në Champions League, më 25 tetor. 

Ndërkohë, mesfushori francez dha një intervistë të gjatë 360° për GQ Italia, duke prekur tema të ndryshme. "Më pëlqen të mendoj dhe të them se ishte zemra ime që bëri zgjedhjen. Ishte gjithashtu ndoshta koha e duhur për t'u rikthyer këtu, - shpjegoi Pogba, - dhe ndoshta ishte momenti i duhur për t'u takuar sërish dhe për të rimarrë vendin që na takon neve, mua dhe Juventusit. Sidomos për t'iu rikthyer fitoreve. Unë gjithmonë dua të luaj dhe dua të jap më të mirën time, - vazhdoi ai. - Dhe thellë brenda e di që kjo këmishë është e veçantë, ajo nxjerr më të mirën time.”

Për Pogban, ndjenjat për Juven kanë rrënjë të thella. "Ne kemi ndërtuar një histori të mirë me këtë skuadër, të cilën nuk e kam harruar kurrë edhe kur u largova nga Juventus, - shpjegoi ai. - Rikthimi këtu është gjithmonë një motiv për mua, një nxitje për të bërë mirë. Nuk kam pasur kurrë dyshime se kjo ishte vendi im. Tri vitet e fundit në Mançester, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk shkuan siç doja, nuk është mister,- tha Paul duke motivuar zgjedhjen për t’u rikthyer në Torino. - Mendova, se nëse kësaj i shtonim faktin që edhe Juve vjen nga dy vite në të cilat ai nuk e fitoi ‘Scudetton’, ishte një sfidë e madhe për ne të dy”.

Mesfushori francez Paul Pogba, që mban veshur fanelën bardhezi të Juventusit, ka dhënë edhe disa konsiderata mbi futbollin italian dhe atë anglez. "Për mua kampionati italian ka qenë gjithmonë një nga më të vështirët, të luash futboll këtu nuk ka qenë kurrë e lehtë, - shpjegoi Pogba. - Fitorja në Itali është gjithmonë një sfidë penguese, është për të gjithë dhe është edhe më shumë, për Juventusin, nga e cila pritet gjithmonë më e mira. Në Premier League për momentin ka një potencial të pashembullt ekonomik, është më e lehtë për klubet të blejnë lojtarët që duan sesa në Itali.

Mendoj se ky është ndryshimi i vetëm, - shtoi ai. - Por nëse më duhet të qëndroj në futboll, futbolli italian ka qenë gjithmonë për mua një nga më të mirët në botë dhe mbetet i tillë, pavarësisht gjithçkaje. Nuk ka shumë dallim mes të luajturit për Manchester United dhe Juventus; kur je në një klub të madh, je në një klub të madh, - vazhdoi Pogba. - Dhe Juve ka qenë gjithmonë, më i madhi në Itali. Tani e shoh të rritur nga pikëpamja e strukturave, por gjithmonë me të njëjtën familje në krye, garanci vazhdimësie dhe me të njëjtin mentalitet: ne duam gjithmonë për të fituar dhe ne jemi gjithmonë Juve, kjo nuk do të ndryshojë kurrë, - shtoi ai. - Tani varet vërtet nga ne." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll