Sport

"Ajo që ka bërë Barcelona nuk është e drejtë dhe nuk e di nëse është e ligjshme"...

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi, është i mërzitur me levat e skuadrës katalane

29 Shtator 2022, 11:36 Nga DOSJA

"Ajo që ka bërë Barcelona nuk është e drejtë

FRANCE - Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi, vazhdon ta ketë mes vetullave Barcelonën. Kreu i skuadrës franceze ka sulmuar klubin katalanas në një intervistë në ‘Politico’. Ai ankohet veçanërisht për levat me të cilat Barcelona ka ngritur ekonominë e saj këtë verë.

"A është e drejtë? Jo, nuk është e drejtë... A është e ligjshme? Nuk jam i sigurt,"- tha Al-Khelaïfi në lidhje me shitjen e aseteve, që Barcelona ka bërë për të balancuar llogaritë e tyre dhe për të qenë në gjendje të bëjë kontrata të reja. "Nëse ata (në lidhje me UEFA-n) e lejojnë, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. UEFA , natyrisht, ka rregulloret e veta dhe ata me siguri do të shikojnë gjithçka,"- tha ai.

Sa i përket projektit të Superligës Europiane, presidenti i PSG-së është i bindur se nisma e promovuar nga Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus, nuk do të përparojë. "Jam vërtet i sigurt se askush nuk do të lejojë që të ndodhë Superliga. Ne duhet të mendojmë për të gjithë, jo vetëm për veten tonë; ne duhet të respektojmë tifozët tanë,"- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll