Aktualitet

Vdekja e pronarit të hotelit në Divjakë/ DETAJE, 60-vjeçari i sapodivorcuar, cigarja në ballkon i mori jetën

Dyshohet se ai kishte konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas kishte ndezur cigaren.

29 Shtator 2022, 13:11 Nga A.B
Vdekja e pronarit të hotelit në Divjakë/ DETAJE,
Vendngjarja

DIVJAKË- Llambri Marku, 60-vjeçari i cili u gjeti i pajetë në një nga dhomat e hotelit të tij, ishte divorcuar nga bashkëshortja tre ditë më parë. 

Dyshohet se ai kishte konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas kishte ndezur cigaren. Por 60-vjeçarin me sa duket e kishte zënë gjumi me cigare në dorë, e cila ka ndezur dyshekun dhe flaka ka sjellë djegien e trupit të tij. Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. 

Sipas policisë, trupi i tij u zbulua ditën e sotme nga familjarët ndërsa zjarri nisi mbrëmjen e djeshme në dhomë.

llambri marku digjet pronari i hotelit ne divjake

Sondazh

Poll