Aktualitet

Akuzohet për korrupsion! Mbrojtja kërkon kopje të hetimeve, shtyhet seanca ndaj ish-deputetit Bllako

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

29 Shtator 2022, 11:58 Nga A.B
Akuzohet për korrupsion! Mbrojtja kërkon kopje të hetimeve,
Alqi Bllako

TIRANË-Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë pasi mbrojtja kërkon një kopje të të gjitha hetimeve të deritanishme për t'u njohur me përmbajtjen e saj. 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

alqi bllako

Sondazh

Poll