Aktualitet

VD/ Pjerin Xhuvani mes dy grupeve! Dosja.al siguron pamjet e vrasjes në Elbasan, efektivja qëllohet sapo mbërrin

Personi që mbeti viktimë, Pjerin Xhuvani shihet fillimisht mes dy grupeve, në përpjekje për t’i ndarë që konflikti të mos përshkallëzohej.

29 Shtator 2022, 13:00 Nga F.M
VD/ Pjerin Xhuvani mes dy grupeve! Dosja.al siguron pamjet e vrasjes në
Vrasja e Pjerin Xhuvanit

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet e përplasjes në Elbasan që solli dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të një viti më parë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e efektivëve të Policisë së Shtetit në momentin që Skuadra për Mbrojtjen e Votës (SMV), e ngritur nga Partia Demokratike bllokoi një makinë që drejtohej nga Mehmet Greca, pasi dyshonte se po shpërndante para për votat.

Personi që mbeti viktimë, Pjerin Xhuvani shihet fillimisht mes dy grupeve, në përpjekje për t’i ndarë që konflikti të mos përshkallëzohej. Në një çast të dy grupet futen pas një prej mjeteve të ndodhura në vendin e ngjarjes, e kris arma! Xhuvani rrëzohet në tokë i pajetë, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërrin efektivja e forcave "Shqiponjave" me motorrin e saj, por rrëzohet direkt në tokë sepse plagoset me armë zjarri.

Në ngjarjen në fjalë u plagosën dhe dy persona të tjerë. Poas hekurave për këtë krim të rëndë qëndron Arbër Paplekaj, seancat për të cilin shtyhen njëra pas tjetrës. Gjashtë efektivë janë pezulluar pas ketij krimi që përgjaku zgjedhjet e 25 prillit.

pjerin xhuvani arber paplekaj ekzekutohet pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll