Aktualitet

PROTESTA përmes fotove- Nxënësit e “Zubeyde Hanim” pikturojnë përballë zyrës së Ramës

Fëmijët e moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti u ulën në tavolina dhe pikturuan në fletat që kishin marrë me vete. 

29 Shtator 2022, 11:43 Nga A.B
PROTESTA përmes fotove- Nxënësit e “Zubeyde Hanim”
Femijet

TIRANË- Një protestë ndryshe në kryeqytet. Përballë kryeministrisë, fëmijët e kopshtit 'Zubeyde Hanim' së bashku me prindërit u paraqitën për të kërkuar ndryshim të vendimit të Qeverisë për mbylljen e kopshtit. Fëmijët e moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti u ulën në tavolina dhe pikturuan në fletat që kishin marrë me vete. Ata u pyetën nga gazetarët se nëse kishin mall për kopshtin dhe për miqtë e tyre. Përgjigjet ishin 'po'.

Prindërit deklaruan se e kanë të pamundur të vazhdojnë të gënjejnë fëmijët duke iu thënë se shkolla është duke u rregulluar, ndaj kërkojnë një zgjidhje nga Rama dhe Kushi.

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

mbyllet zubeyde hanim protesta e femijeve

Sondazh

Poll