Skema me mashtrimin e TVSH, Administrata Tatimore jep detajet: 17 të përfshirë, u lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive
Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive.
TIRANE- Administrata Tatimore ka dhënë detaje të reja në lidhje meoperacionin e finalizuar dje, ku u arrestuan 13 biznesmenë të akuzuar se janë të përfshirë në skemën me mashtrimin e TVSH. Në një njoftim për mediat, Administrata bën me dije se janë faktuar shkeljet dhe përfshirja e 17 personave ndërsa janë lëshuar rreth 1.2 miliard lekë të reja fatura fiktive.
NJOFTIMI I PLOTE:
Finalizohet me sukses aksioni i hetimit të thelluar nga Administrata Tatimore, me arrestimin e subjekteve të përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në.
Pas një hetimi disa mujor, Administrata Tatimore nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit, përmes metodave të specializuara dhe kryqëzimit të informacionit midis librave të shitjes dhe librave të blerjes, si edhe nëpërmjet sistemeve elektronike fiskale ka arritur të faktojë përfshirjen e 17 shtetasve të lidhur ngushtë me subjekte të përfshira në skemën kriminale.
Mbi 1.2 miliard lekë të reja fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe Tatim Fitimi prej 300 milion lekësh të reja.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë arritur të provojnë se këto subjekte në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.
Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive.
Subjektet e përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në janë:
“No-El Construction” me nipt L72302057R; “G.S Construction” me nipt M01704017D; “Fam Construksion” me nipt L81408017V; “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q; “Glob Construksion”, me nipt M21416014J
“Fredi 2021”, me nipt M11505007T; “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P; “Aluku Grup”, me nipt M01922011F;
“Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M; “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U; “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F; “Priam 20”, me nipt M02006001I.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona edhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të Administratës Publike, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar veprimtarinë kriminale.
Sondazh
Pronari ndërron jetë brenda dhomës së hotelit në Divjakë, zjarri dyshohet se nisi nga cigarja
Hoteli LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Mbrëmjen e djeshme u përfshi nga zjarri një nga dho...
Mbyllja e kopshtit/ Prindërit para Kryeministrisë: Do nisim padi civile në Strasburg
Prindi TIRANË- Një nga prindërit që ka dalë në protestë para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit t&eum...
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka
Ervis Hyka TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të p...
FOTO- Protesta para kryeministrisë, pankarta e fëmijëve: E dua kopshtin tim, si Zaho të vetin
Protesta TIRANË- Ditën e sotme po mbahet një protestë përpara Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit “Zybeide...
Protesta/ Policia u kërkon të zbresin nga shkallët, prindërit: Jeni ushtarët e inkriminuar të Ramës
Protesta TIRANË- Policia po qëndron në ambientet e jashtme të kryeministrisë, aty ku po zhvillohet protesta e fëmijëve t...
Mbyllja e kopshtit, nëna me lot në sy: E dërgoj vajzën te gjyshja, unë ia vesh këpucët ajo i heq, kërkon shokët
Nena TIRANË- Një prej prindërve të fëmijëve që shkojnë te kopështi 'Zubeyde Hanim' është përlot...
Mbyllja e kopshtit "Zubey Hanim", edukatorja: Ku të shkoj në këtë kohë krize?
Edukatorja TIRANË- Edukatorja e kopshtit 'Zybey Hanim' është shprehur për mediat se vendimi i Qeverisë për mbylljen e kopshti...
Fëmijët e ‘Zubeyde Hanim’ protestojnë përpara kryeministrisë, të vegjlit: Na mungon kopështi
Vajza TIRANË- Fëmijët e 'Zubeyde Hanim' iu janë drejtuar me thirrje Qeverisë që të hapin kopshtin e tyre. Ditën e s...
FOTOT/ Vogëlushët dalin në protestë, të vegjlit rreshtohen para zyrës së Ramës: Na kthe kopshtin tonë!
Fëmijët TIRANË- Mbyllja e kopshtit "Zubey Hanim" ka nxjerrë vogëlushët e moshave 3 deri në 5 vjeç përpara Kr...
Aksident me vdekje në Roskovec, autobusi përplas 80-vjeçarin, i moshuari humb jetën
Foo ilustruese ROSKOVEC- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Roskovec. Policia informon se rr...

