Aktualitet

ME VIDEO/ "O ba më bëhet çiçi", fëmija 'prish' protestën për mbylljen e kopshtit

Fëmija 'harroi' për një çast dëshirën për të rihapur kopshtin.

29 Shtator 2022, 11:52 Nga F.M
ME VIDEO/ "O ba më bëhet çiçi", fëmija
Fëmijët në protestë

TIRANË- Një nga fëmijët që dolën të protestojnë këtë paradite për mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim” me vendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kërkuar të shkojë në tualet. Ndërkohë që ndodhej në shkallët e Kryeministrisë, krah prindërve të tij që ishin gjithashtu në protestë, fëmija 'harroi' për një çast dëshirën për të rihapur kopshtin.

"O ma mua më bëhet çiçi,"- u dëgjua të thoshte ai përballë kamerave të ndezura të gjitha mediave. 

Përballë kryeministrisë, fëmijët e kopshtit 'Zubeyde Hanim' së bashku me prindërit u paraqitën për të kërkuar ndryshim të vendimit të Qeverisë për mbylljen e kopshtit. Fëmijët e moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti u ulën në tavolina dhe pikturuan në fletat që kishin marrë me vete. Ata u pyetën nga gazetarët se nëse kishin mall për kopshtin dhe për miqtë e tyre. Përgjigjet ishin 'po'.

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

protesta e femijeve

Sondazh

Poll