Aktualitet

Reporterët pa Kufij deklaratë kundër urdhërit të Prokurorisë për mediat dhe të dhënat e sulmit iranian

Në deklaratë, RSF do të përfshijë edhe rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit iu kërkua disa muaj më parë të mos publikonte më asnjë material apo të dhënë nga dëshmia e Nuredin Dumanit. 

29 Shtator 2022, 11:48 Nga f.g
Reporterët pa Kufij deklaratë kundër urdhërit të
Foto ilustruese

TIRANE- Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) pritet të japin një mesazh të fortë kundër urdhërit të Prokurorisë shqiptare në lidhje me publikimin e materialeve të vjedhura nga hakerat iranianë. Dosja.al ka mësuar se Organizata do të japë një deklaratë në mbështetje të të gjithë gazetarëve në Shqipëri për të vazhduar punën e tyre dhe për të informuar publikun përballë tentativave dhe sulmeve nga politika dhe kërcënimit nga drejtësia. Në deklaratë, RSF do të përfshijë edhe rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit iu kërkua disa muaj më parë të mos publikonte më asnjë material apo të dhënë nga dëshmia e Nuredin Dumanit. 


Deklarata lidhet me urdhërin e paprecedentë që policia e Shtetit shpërndau për mediat ku iu kërkoi bazuar në një vendim të prokurorisë shqiptare që të mos publikonin më asnjë informacion apo të dhënë nga ato që vetë grupi i hakerave "Homeland Justice" shpërndante në Internet. Edhe pse të dhënat janë duke bërë edhe sot xhiron e botës dhe materialeve iu referohet edhe vetë FBI në një raport ku thotë se hakerat qëndruan për 14 muaj në sistemet tona të sigurisë, prokuroria vendos të kërcënojë mediat shqiptare. Deri më sot, mediat dhe gazetarët nuk i janë bindur këtij urdhëri duke vijuar me publikimet. 

irani sulmon shqiperine reporteret pa kufij hakerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll