Aktualitet

Pronari ndërron jetë brenda dhomës së hotelit në Divjakë, zjarri dyshohet se nisi nga cigarja

Është asfiskuar e më pas djegur Llambri Marku në Divjakë.

29 Shtator 2022, 11:32 Nga A.B
Pronari ndërron jetë brenda dhomës së hotelit në
Hoteli

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Mbrëmjen e djeshme u përfshi nga zjarri një nga dhomat e hotelit në Divjakë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen pronari i hotelit, 60-vjeçari Llambri Marku i cili u asfiksua e më pas u dogj nga zjarri. 

Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, pasi për shkak të një cigarje, është shkaktuar zjarri në dhomën, ku po qëndronte 60-vjeçari. 60-vjeçari kishte vetëm 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja. Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe e më pas ka ndezur cigaren e cila i vuri flakën dhomës, duke shkaktuar vdekjen e Markut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

digjet pronari i hotelit ne divjake llambri marku

Sondazh

Poll