Aktualitet

Mbyllja e kopshtit/ Prindërit para Kryeministrisë: Do nisim padi civile në Strasburg

Një nga prindërit u shpreh se çështjen do ta dërgojnë dhe në Strasburg nëse do duhet. 

29 Shtator 2022, 10:58 Nga A.B
Mbyllja e kopshtit/ Prindërit para Kryeministrisë: Do nisim padi
Prindi

TIRANË- Një nga prindërit që ka dalë në protestë para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit të ‘Turgut Ozal’ ka paralajmëruar se do të ndjekin rrugën ligjore. Ajo u shpreh se çështjen do ta dërgojnë dhe në Strasburg nëse do duhet. 

Në protestë kemi dalë sot për fëmijët e mi dhe të të gjithë Shqipërisë. Ne që jemi më larg nga Tirana nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kopshtet shtetërore që Rama na ka dërguar një listë. nuk mund ta çoj në një kopsht me kushte skandaloze ku në një krevat flenë tre fëmijë. Kam tre ditë që e mbaj fëmijën në shtëpi. Nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Shkolla po përpiqet të vijojë edhe me Strasburgun, ndërsa ne prindërit po mendojmë të nisim një padi civile si palë e tretë.

Jemi paralizuar edhe ne dhe fëmijët kemi ngelur në udhëkryq. Sipas shtetit duhet ti çojmë fëmijët në zona ku kemi lagjen. Unë jetoj në Kamëz ndërsa lista me kopshtet janë të gjitha në Tiranë. Në kopshtet e Tiranës e kemi të pamundur ti çojmë. Qeveria nuk do një arsim të mirë. Kanë hall se mos u rrezikohet pushteti dhe duan që këtu t’ja mbathin të gjithë e të mbesin vetëm pleqëria e të mos kenë mundësi të protestojnë? Vetë jam mësuese dhe psikologe dhe kam zgjedhur vendin tim për të edukuar brezat e ardhshme të Shqipërisë.'- tha ajo.

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

protesta e femijeve

Sondazh

Poll