Aktualitet

Mbyllja e kopshtit "Zubey Hanim", edukatorja: Ku të shkoj në këtë kohë krize?

Ajo tha se vendimi duhet të ishte bërë i ditur kohë më parë, pasi tani kanë mbetur pa punë.

29 Shtator 2022, 10:28 Nga A.B
Mbyllja e kopshtit "Zubey Hanim", edukatorja: Ku të shkoj
Edukatorja

TIRANË- Edukatorja e kopshtit 'Zybey Hanim' është shprehur për mediat se vendimi i Qeverisë për mbylljen e kopshtit ishte i padrejtë. Ajo tha se vendimi duhet të ishte bërë i ditur kohë më parë, pasi tani kanë mbetur pa punë dhe periudha është shumë e vështirë, pasi vendi po përballet me krizë. 

'Ku të shkoj në këtë kohë krizë. Nuk ka asnjë kopsht tjetër që të kishte këto kushte, 8 tualete në një kat. Të na kishte lajmëruar më para se kemi qera për të paguar. Ne jemi shokuar nuk e prisnim këtë vendim, aq më tepër nga gjykata'- është shprehur edukatorja e kopshtit.

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

mbyllet zubeyde hanim protesta e femijeve

Sondazh

Poll