Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka

Komisioni vendosi në mënyrë unanime të lërë në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka.

29 Shtator 2022, 10:56 Nga A.B
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka
Ervis Hyka

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Ervisa Hyka. Gjatë relatimit në seancën dëgjimore më 27 shtator, KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret.

Procesi i vetingut për prokuroren Hyka u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Ervisa Hyka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

ervisa hyka

Sondazh

Poll