Aktualitet

Protesta/ Policia u kërkon të zbresin nga shkallët, prindërit: Jeni ushtarët e inkriminuar të Ramës

Prindërit kanë kundërshtuar këtë kërkesë duke i thënë efektivëve të pranishëm se janë ushtarë të kryeministrit Edi Rama.

29 Shtator 2022, 10:39 Nga A.B
Protesta/ Policia u kërkon të zbresin nga shkallët,
Protesta

TIRANË- Policia po qëndron në ambientet e jashtme të kryeministrisë, aty ku po zhvillohet protesta e fëmijëve të 'Zubeyde Hanim'. Në një moment, policia ndërhyri duke iu bërë të ditur prindërve se duhet të zbrisnin nga shkallët. Prindërit kanë kundërshtuar këtë kërkesë duke i thënë efektivëve të pranishëm se janë ushtarë të kryeministrit Edi Rama.

'Jeni patronazhista, jeni ushtarët e tij. Jeni të gjithë të inkriminuar. '- deklaron një nga prindërit. 

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

protesta e femijeve

Sondazh

Poll