Aktualitet

E kërkonin në Gjermani, kampervani i vjedhur shfaqet në Sarandë! Pronari i servisit: : Një plak ma solli ta lyej me bojë

Një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet B.M ka rënë në prangat e Policisë pasi në servisin e tij është gjetur një kampervan i grabitur nga pronarët e vërtetë në Gjermani.

28 Shtator 2022, 17:34 Nga e.k
E kërkonin në Gjermani, kampervani i vjedhur shfaqet në
KampervanI i grabitur

SARANDË- Një histori e çuditshme është ajo e ndodhur në Sarandë. Një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet B.M ka rënë në prangat e Policisë pasi në servisin e tij është gjetur një kampervan i grabitur nga pronarët e vërtetë në Gjermani.

E kërkonin në Gjermani, kampervani i vjedhur shfaqet në

NJOFTIMI I POLICISË:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar automjetin e markës “Fiat”, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Sipas informacioneve bëjnë me dije se Muho ka deklaruar në polici se një i moshuar ia ka lënë në servis kampervanin, në mënyrë që të punonte mbi të për realizimin e lyerjes me bojë.

sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll