Aktualitet

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 63 qytetarë të infektuar dhe 65 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se aktualisht 512 qytetarë janë aktivë me Covid-19, por fatmirësisht nuk ka humbje jete.

28 Shtator 2022, 17:30 Nga k.m.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 63 qytetarë të
Foto ilustruese

TIRANË- Nga 656 testime të kryera në 24 orët e fundit, 63 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se aktualisht 512 qytetarë janë aktivë me Covid-19, por fatmirësisht nuk ka humbje jete. Ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 656 testime, 63 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 65 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 63 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan. Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Raste të reja ditore 63
Të shëruar në 24 orë 65
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 656

Testime totale 1,980,218
Raste pozitive 330,983
Raste të shëruara 326,882
Raste Aktive 512
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 259
Elbasan 53
Fier 44
Vlorë 37
Durrës 26
Dibër 19

Shkodër 17
Korçë 15
Lezhë 14
Gjirokastër 13
Berat 10
Kukës 5

ministria e shëndetësisë pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll