28 Shtator 2022, 16:45
Nga k.m.
Faruk Fatih Ozer
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për ekstradimin në Turqi të Faruk Fatih Ozer. Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e mbledhur lidhur me veprat kriminale të Ozerit, ndërsa bashkangjitur ishte dhe kërkesa për ekstradimin e tij. Ndërkohë që Ozer në sallën e gjyqit, herën e fundit që doli para togave të zeza, i riu turk kërkoi që të mos e ekstradonin pasi në Turqi i rrezikohej jeta.
Deri më tani Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, por pritet që i riu të dalë sërish para togave të zeza, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar ndaj tij. Ndërkohë që paralelisht për "mashtruesin e Thorex" po zhvillohet një tjetër proces gjyqësor në Turqi, ku nga Prokuroria është kërkuar 40 mijë vite burg.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 28.09.2022 ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më datë 30.08.2022 Faruk Fatih Ozer. Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi", thuhet në njoftim.
Ozer u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut, pak javë më parë nga njësia speciale “FAST” për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarë.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave "Thodex" dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Megjithatë, sipas pretendimeve, shuma që ai pretendohet se ka marrë është 2 miliardë dollarë. Tanimë Prokuroria turke kërkon për Özer 40.562 vjet burg për 3 krime. Por ajo që shkaktoi më shumë bujë ishte fotoja e tij dhe e ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu. Por ministri mohoi njohjen me mashtruesin e kripomonedhave.
faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:36
k.m.
Khadija Bencheikh
ITALI- Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin me 18 vite burg ndaj Agim Ajdinajt, 52-vjeçarit shqiptar, i cili më 29 dhj...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- 38 të arrestuar nga operacioni “Shqiponja e Bardhë”, 10 prej tyre italianë nga zona e Alto Garda-s, nd&eu...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:12
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një 30 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë në prangat e Policis&eum...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:10
d.a.
policia greke
GREQI- Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u konstatua se banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet se ka sulmuar s...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:07
e.k
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 9 vjet heqje lirie për tre persona të arrestuar n&eu...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:04
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- 20-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka dhunuar foshnjën e tij 4-muajshe, i cili ndodhet ende në gjendje të...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 16:05
F.M
Dhëndrri i Qazim Sejdinit Sokol Sanxhaktari dhe Viktima Florjan Lamçja
DURRËS- Sokol Sanxhaktari, dhëndrri i kryebashkiakut Qazim Sej...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 15:41
d.a.
pelikanet
Nga The Guardian
Rreth një duzinë pelikanë dalmat fluturojnë ndërsa i afrohemi lagunës së Nartës, nj&eum...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 15:46
e.k
Komisariati i Policisë Berat
BERAT- Dy persona të identifikuar me inicialet E.H, 39 vjeç dhe E.B, 33 vjeç (i dënuar m&eum...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 15:31
k.m.
Pjetër Gjoka (Kola)
SHKODËR- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Pjetër Gjoka (Kola), 44-vjeçari q&...