Aktualitet

Kishte bërë namin me vjedhje në Itali e Spanjë, arrestohet "skifteri" shqiptar! I kishte shpëtuar më parë aksionit të Policisë

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga gjykata e Lodit. Shqiptari akuzohet se është pjesë e një bande kriminale të përbërë dhe nga rumunë të cilët kishin kryer vjedhje të shumta në zona të ndryshme për një periudhë të gjatë kohore.

28 Shtator 2022, 16:12 Nga e.k
Kishte bërë namin me vjedhje në Itali e Spanjë, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një 30 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë në prangat e Policisë spanjolle pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në provincat Lodi, Milano dhe Monza në Itali.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga Gjykata e Lodit. Shqiptari akuzohet se është pjesë e një bande kriminale të përbërë dhe nga rumunë të cilët kishin kryer vjedhje të shumta në zona të ndryshme për një periudhë të gjatë kohore.

30-vjeçari i kishte shpëtuar më parë një aksioni të Policisë për kapjen e tij. Në monentin që forcat e rendit kishin shkuar për ta kapuar ai ishte larguar me shpejtësi, i favorizuar dhe nga mjegulla e fortë dhe e errësira arriti t'ia mbathte.

Policia spanjolle pasi ishte vënë në ndjekje të tij për një kohë të gjatë dhe pas sinjalizimit nga autoritetet italiane dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e tij arriti ta kapte. Edhe në Barcelonë ai akuzohet për një numër të lartë vjedhjesh të kryera në zona të ndryshme.

Tashmë çështja e tij ka kaluar në Gjykatë ku janë dorëzuar dhe të gjitha provat që Policia ka kundër tij.

itali

Sondazh

Poll