Aktualitet

Ishte pa letra, 30-vjeçari shqiptar akuzohet se ka sulmuar seksualisht një greke

Gjithçka ka nisur me denoncimin e bërë nga grekja në Seksionin e Sigurimit të Kos ku ka deklaruar se shqiptari e ka ngacmuar në orët e mbrëmjes së 20 shtatorit.

28 Shtator 2022, 16:10 Nga d.a.
Ishte pa letra, 30-vjeçari shqiptar akuzohet se ka sulmuar seksualisht
policia greke

GREQI- Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u konstatua se banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua greke me banim në Kos.

Sipas mediave greke, gjithçka ka nisur me denoncimin e bërë nga grekja në Seksionin e Sigurimit të Kos ku ka deklaruar se shqiptari e ka ngacmuar në orët e mbrëmjes së 20 shtatorit.

Duke qenë se denoncimi ka qenë nominal, punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë së Kos mbrëmë kanë identifikuar  30-vjeçarin dhe e kanë sjellë në rajon.

Në kuadër të hetimeve të rastit, u konstatua se shqiptari nuk kishte me vete dokumentet e nevojshme për qëndrimin në vendin tonë. Kështu, ndaj tij është ngritur një dosje për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj denoncueses, me të cilën do t'i referohet drejtësisë, ndërsa është arrestuar për qëndrim të paligjshëm dhe ka nisur procesi i deportimit.

Megjithatë, vlen të theksohet se sipas informacioneve, 30-vjeçari shqiptar mohon denoncimin e bërë ndaj tij dhe deklaron se nuk ka abuzuar asnjëherë me denoncuesen.

arrestohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll