Aktualitet

Sulmi terrorist ne Manëz, gjykim “sekret” për spiunin iranian, ç'ndodhi sot

Prokurori Vladimir Mara, argumentoi një kërkesë të tillë, për shkak të sekretit hetimor, duke qenë po hetohen edhe persona të tjerë paralelisht dhe disponohen fakte që nuk janë bërë publike me emra konkret. Prokurori po paraqet momentalisht pretencën ndaj iranianit ndërsa ky i fundit ka dy vite që është ndaluar nga autoritetet shqiptare mbi dyshimet për terrorizëm.

28 Shtator 2022, 17:07 Nga e.k
Sulmi terrorist ne Manëz, gjykim “sekret” për spiunin
SPAK

TIRANË- Po vijon ende gjyqi ndaj iranianit Bijan Polagrad të akuzuar për terrorizëm në vendin tonë. Gjyqi po zhviillohet nën masa të rrepta sigurie dhe në "sekret" të plotë duke qenë se çështja është shumë sensitive. Një masë e tillë u propozua nga prokuroi i çështjes Vladimir Mara.

Prokurori Vladimir Mara, argumentoi një kërkesë të tillë, për shkak të sekretit hetimor, duke qenë po hetohen edhe persona të tjerë paralelisht dhe disponohen fakte që nuk janë bërë publike me emra konkret. Prokurori po paraqet momentalisht pretencën ndaj iranianit ndërsa ky i fundit ka dy vite që është ndaluar nga autoritetet shqiptare mbi dyshimet për terrorizëm.

Bijan Poladrag u ndalua në vitin 2020 nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se mblidhte informacione si i infiltruar në kampin e MEK. Ai mbërriti në Shqipëri, së bashku me kampin “Ashraf 3”, gjatë vitit 2016. Më pas mori leje qëndrimi në vendin tonë dhe u shkëput nga kampi që ndodhet në Manzë. Ai u zhvendos në Tiranë, ku nënshkroi një kontratë qiraje me dy zonja, sipas shkresave që zotëron Prokuroria e Tiranës. Ai përdori dy celularët e mikpritëseve të tij, raporton gazetarja Anila Hoxha, ku hapi aplikacionin Telegram dhe komunikoi me persona të dyshimtë, që dyshohet të jenë njerëzit që e rekrutuan si spiun, të cilët donin të merrnin informacione për kampin MEK dhe madje po planifikon sulme të mundshme ndaj këtij kampi.

spak vladimir mara bijan polagrad

Sondazh

Poll