Sport

“Kapriçot” e Kylian Mbappe! A është lodhur dhoma e zhveshjes së PSG-së nga to?

Francezi nuk ka një marrëdhënie të rrjedhshme me Messin dhe Neymar, yjet e tjerë të klubit

28 Shtator 2022, 10:43 Nga DOSJA

“Kapriçot” e Kylian Mbappe! A është lodhur dhoma e

FRANCE - Sezoni në fushë ka nisur në mënyrën më të mire për Kylian Mbappé.  Sulmuesi mbetet një lojtar kyç te PSG, me shtatë gola në Ligue 1 dhe dy në Champions League. Përveç kësaj, me kombëtaren franceze ai ka shënuar edhe një gol të rëndësishëm ndaj Austrisë. Pra, çfarë mund të shkojë keq për sulmuesin francez? Disa gjëra që do t'i detajojmë.

Sipas një publikimi të gazetës dixhitale ‘El Confidencial’, gjërat nuk shkojnë shumë mirë për futbollistin francez në dhomën e zhveshjes së PSG-së. Sipas këtij informacioni, disa shokë të skuadrës janë lodhur nga situata, "dhomë zhveshjeje e PSG-së e shikon atë, si një fëmijë kapriçioz, që kushtëzon vendimet sportive të klubit", shpjegon artikulli.

Veç kësaj, ‘problemi’ tjetër ka të bëjë me marrëdhënien mes yjeve të PSG-së. Mbappe nuk ka 'ndjesi' të mirë me Messin dhe Neymar. “As Leo Messi nuk ka një marrëdhënie fluide me Kylian, gjë që kushtëzohet nga marrëdhënia e ngushtë që argjentinasi ka me Neymar, armikun e parë të francezit në skuadër”,- shtojnë informacionet.

Pikërisht, me Neymarin marrëdhënia nuk po kalon momentin më të mirë, pasi braziliani nuk pranoi t'i përgjigjet një pyetjeje për Mbappen në zonën mikse të ndeshjes mes Brazilit dhe Ganës.

E vërteta është se diçka po ndodh me Kylian, pasi ai jetoi disa muaj konvulsiv për shkak të vendimit të tij për të nënshkruar me Real Madridin, ose rinovimin me PSG. Rinovimi i kontratës së tij prej miliona dollarësh, i publikuar nga "The New York Times", përfshinte një çmim prej 125 milionë eurosh, të cilit ai i shton një rekord vjetor prej 83 milionësh.

Por përtej rinovimit të tij, Mbappé ka pasur edhe disa situata jashtë sportit, që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Një prej tyre me Federatën Franceze të Futbollit, duke refuzuar të marrë pjesë në fushatat e ndonjë prej sponsorëve të saj.

Dhe polemika e tij e fundit erdhi pas disa deklaratave pas lojës me skuadrën franceze. "Unë kam shumë më shumë liri këtu, sesa në klubin tim. Trajneri e di se ka një ‘9’, si Giroud që rregullon mbrojtjen, ndërsa unë kam më shumë hapësirë. Është ndryshe te PSG." Diçka që me siguri, nuk i ka pëlqyer shumë klubit parizien dhe as stafit teknik.

Do të duhet të shihet se si do të jetë rikthimi te PSG dhe nëse gjithçka kthehet në qetësi për Mbappe...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll