Sport

Strakosha ‘ve gishtin mbi plagë’: “Nuk jemi grup, mos të presim të na e bëjnë trajnerët. Ishte grupi ai që na çoi në Europian”

“Në Europian shkuam sepse ishim një grup i fortë dhe me talent. Është grupi ai që të çon në Europian apo në Botëror”.

28 Shtator 2022, 07:15 Nga DOSJA

Strakosha ‘ve gishtin mbi plagë’: “Nuk jemi grup, mos

TIRANE - Shqipëria ka marrë një barazim të papritur 1-1 në ‘Air Albania’ kundër Islandës, e cila shënoi në sekondat e fundit edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 10-të e takimit, i cili ishte i fundit në grup 2 të Ligës B për Nations League.

Pas përfundimit të saj, Tomas Strakosha ka treguar hapur problemet e kuqezinjve të Kombëtares. Portieri i Brentfordit ka thënë se lojtarët nuk janë grup dhe nuk duhet të presin që t’i bëjë bashkë trajneri.

“Duhet të kuptojmë që grupi nuk është. Ndonjë fitore vjen edhe vetë nga grupi. Duhet ta krijojmë grupin vetë, mos të presim ta bëjë një trajner. Edhe në Europian shkuam sepse ishim një grup i fortë dhe me talent. Është grupi ai që të çon në Europian apo në Botëror. Duhet të bëjmë pak kritikë te vetja. Është momenti të ndryshojmë se kështu nuk shkon“,- ka thënë Tomas Strakosha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll