Sport

Gjobë shokuese për Pellegrinin: Nuk ka paguar 817 mijë euro taksa në Angli!...

Trajneri kilian është gjobitur me 383.329 € për mos pagim të taksave. Thuhet, se kjo shifër është një nga më të lartat në historinë e futbollit.

28 Shtator 2022, 07:21 Nga DOSJA

 

Gjobë shokuese për Pellegrinin: Nuk ka paguar 817 mijë euro taksa

ANGLI - Një shqetësim për trajnerin Manuel Pellegrini, që aktualisht stërvit skuadrën spanjole të Betisit. Thesari Britanik në fakt, sipas asaj që raporton ‘iNews’, e akuzoi atë se kishte një borxh të madh në lidhje me taksat, që daton që nga periudha në të cilën ai drejtonte Manchester Cityn.

Trajneri kilian është gjobitur me 383.329 € për mospërmbushje të qëllimshme të taksave në Angli. Pellegrini nuk ka paguar 817.000 euro nga prilli 2014 deri në prill 2017, duke marrë gjobën e lartpërmendur, e cila thuhet, se është një nga më të lartat në historinë e futbollit. 

Ky informacion vjen nga hetimi i vazhdueshëm i Mbretërisë së Bashkuar në industrinë e futbollit, pasi koncepti i 'të drejtave të imazhit' përdoret zakonisht për të ulur taksat që duhet të paguhen në ato vende. Pellegri nuk është shprehur ende dhe me gjasë do t'ua lërë specialistëve të ekonomisë, që tashmë me siguri kanë kanë marrë në dorë situatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll