Politike

Yuri Kim në Kuvend, takohet me Tabakun e Etilda Gjonaj! Deputetja e PD: Diskutuam për korrupsionin

Në fokus të bisedës së tyre mësohet se është çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por nuk përjashtohet as diskutimi i politikës në Shqipëri.

27 Shtator 2022, 16:14 Nga k.m.
Yuri Kim në Kuvend, takohet me Tabakun e Etilda Gjonaj! Deputetja e PD:
Yuri Kim dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të bisedës së tyre mësohet të ketë qenë çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështje që lidhen me politikën e brendshme në vend.

Yuri Kim në Kuvend, takohet me Tabakun e Etilda Gjonaj! Deputetja e PD:
Jorida Tabaku dhe Yuri Kim

Depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur dhe takimin që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ku e pranishme ishte dhe ish-ministrja e Drejtësisë, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku shkruan se fokusi i takimit ishin zgjedhjet e lira dhe lufta ndaj korrupsionit. 

“Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi i Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop. E angazhuar për të mbikëqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkruan Tabaku. Ndërkohë që ambasadorja Kim, ende nuk ka ndarë detaje lidhur me çfarë u diskutua me dy deputetet e Kuvendit. 

Disa ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Takimi me Metën u zhvillua në selinë e Partisë së Lirisë dhe pas takimit në reagimin e saj ambasada u shpreh se ky takim lidhet me takimet që ambasadorja po zhvillon me drejtuesit politik dhe përfaqësues të partive politike. 

yuri kim jorida tabaku kim takohet me tabakun

Sondazh

Poll