Aktualitet

Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh kontrabandë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Në shtëpinë e 37-vjeçarit janë gjetur e sekuestruar dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara. 

27 Shtator 2022, 12:27 Nga F.M
Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh kontrabandë në
Paketat e sekuestruara

TIRANË- Një 37-vjeçar me inicialet S. R., banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera". Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se në shtëpinë e 37-vjeçarit janë gjetur e sekuestruar dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara. 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik. Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- S. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera". Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll