Politike

FOTO/ Një orë në SPAK! Genc Ruli pyetet për ish-kompleksin Partizani, shmang gazetarët

Për një orë, Ruli u është përgjigjut prokurorëve të posaçëm, porn ë dalje nuk ka preferuar të japë deklaratë për mediat. Ai ka shmangur gazetarër që ndodheshin në dyert e SPAK dhe ka vijuar rrugën.

27 Shtator 2022, 11:19 Nga F.M
FOTO/ Një orë në SPAK! Genc Ruli pyetet për ish-kompleksin
Genc Ruli në SPAK

TIRANË- Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Marrja në pyetje e Rulit u zhvillua në lidhje me hetimin e nisur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dosje për të cilën ka bërë kallëzim kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Për një orë, Ruli u është përgjigjuR prokurorëve të posaçëm, por në dalje nuk ka preferuar të japë deklaratë për mediat. Ai ka shmangur gazetarër që ndodheshin në dyert e SPAK dhe ka vijuar rrugën.

Një ditë më parë u mor në pyetje ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani. Në përfundim të marrjes në pyetje nga SPAK, ish-gjenerali Qirjazi foli para mediave dhe tha se ai vetë ka kryer çdo procedurë që i është konsideruar ligjore. Ndër të tjera, Qirjazi shtoi se firmën nuk ia ka kërkuar askush, por një shkresë e dërguar nga Ministria e Mbrojtjes që në atë kohë drejtohej nga Gazmend Oketa, person i marrë në pyetje gjithashtu nga Prokurorët e Posaçëm.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK. Ai pretendon se nuk ka shkelur ligjin, por pa dhënë më shumë detaje. Fatmir Mediu është pyetur gjithashtu, ndërkohë që pritet që në zyrat e SPAK të shkelë dhe vetë kryedemokrati Sali Berisha e dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

Kallëzimi penal për këtë çështje është bërë më 17 nëntor 2020 nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla ka ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, të cilët i akuzon si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'. 

genc ruli privatizimi i kompleksit partizani

Sondazh

Poll