Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, Genc Ruli pyetet në SPAK, 'no comment' për mediat
Ruli u mor në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.
TIRANË- Genc Ruli, ish-deputeti dhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tu marrë në pyetje. Ruli u mor në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani. Për një orë, Ruli u është përgjigjur prokurorëve të posaçëm, por në dalje nuk ka preferuar të japë deklaratë për mediat. Ai ka shmangur gazetarët që ndodheshin në dyert e SPAK dhe ka vijuar rrugën.
Një ditë më parë u mor në pyetje ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani. Në përfundim të marrjes në pyetje nga SPAK, ish-gjenerali Qirjazi foli para mediave dhe tha se ai vetë ka kryer çdo procedurë që i është konsideruar ligjore. Ndër të tjera, Qirjazi shtoi se firmën nuk ia ka kërkuar askush, por një shkresë e dërguar nga Ministria e Mbrojtjes që në atë kohë drejtohej nga Gazmend Oketa, person i marrë në pyetje gjithashtu nga Prokurorët e Posaçëm.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK. Ai pretendon se nuk ka shkelur ligjin, por pa dhënë më shumë detaje. Fatmir Mediu është pyetur gjithashtu, ndërkohë që pritet që në zyrat e SPAK të shkelë dhe vetë kryedemokrati Sali Berisha e dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.
Kallëzimi penal për këtë çështje është bërë më 17 nëntor 2020 nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla ka ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, të cilët i akuzon si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.
Sondazh
Tritan Shehu: Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni e Shqipërisë
Jozefina Topalli, ish-kryetare e Parlamentit TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu krahason Jozefina Topallin me kryeministren e ardhsh...
Abazoviç: Një kompani financon fushatën kundër meje, mocioni i mosbesimit nisi 10 ditë pas marrjes së detyrës
TIRANË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nisi 10 dit&...
Udhëtimi në Ekuador, Medini: Atje ka rreth 300 trafikantë shqiptarë! Policët korruptoheshin me 20-30 $
Fatjona Mejdini TIRANË- Gazetarja Fatjona Mejdini ka rrëfyer përvojën e saj gjatë udhëtimit në Ekuador, ku ka realizuar...
"Nuk shkohet sa andej këtej!"/ Fevziu: Meta gaboi në vitin 2013, me koalicionin me Ramën
Blendi Fevziu TIRANË- Gazetari, Blendi Fevziu u shpreh se Ilir Meta gaboi në vitin 2013, që hyri në koalicion me Partinë Soc...
Ç'u diskutua pa kamera tek Këshilli Kombëtar- Belind Këlliçi paralajmëron: Ka skenar të mosbindjes civile pa kthim pas!
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje në lidhje me diskuti...
Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka paralajmëron protesta e greva! "Primaret" diskutohen të shtunën
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka folur në një komunikim për mediat ku paralajmëroi g...
Nuk u miratua këtë herë, shtyhet për mbledhjen e ardhshme votimi i draftit për 'Primaret'
Pamje nga mbledhja TIRANË- Shtyhet për mbledhjen e ardhshme votimi i draftit për 'Primaret'. Këshilli Kombëtar i PD-së k...
FOTOT/ Demokratët mblidhen në Këshillin Kombëtar, Topalli qesh me Imamin dhe Strazimirin, s'mungon as Renis Gjoka
Gent Strazimiri, Arben Imami dhe Jozefina Topalli TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit Kombëtar...
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka nxjerr mediat jashtë: Tani diskutojmë çështje 'të brendshme'
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka nxjerrë jashtë kamerat pas fjal&e...
Financimi rus/ Berisha: Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet! Asnjë në PD nuk ka dijeni, veprim personal i Bashës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i bëri thi...

