Politike

Abazoviç: Një kompani financon fushatën kundër meje, mocioni i mosbesimit nisi 10 ditë pas marrjes së detyrës

Dritan Abazoviç tha se gjithçka erdhi pas një operacioni antikontrabandë që çoi në kapjen e një sasie të madhe cigaresh që ishin në pronësi të një kompanie, sipas Abazoviç të lidhur me Gjukanoviç.

26 Shtator 2022, 23:56 Nga k.m.


T
IRANË
- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nisi 10 ditë pasi kishte marrë detyrën. Në një intervistë për Opinion, ai tha se gjithçka erdhi pas një operacioni antikontrabandë që çoi në kapjen e një sasie të madhe cigaresh që ishin në pronësi të një kompanie, sipas Abazoviç të lidhur me Gjukanoviç.

Keni thënë dhe që në mocionin ndaj jush është përfshirë dhe ka frymëzuar/sponsorizuar krimi i organizuar. Çfarë domethënë kjo?

Dritan Abazoviç: A e dini kur ka filluar me u rrëzuar qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro. Ishin cigare kontrabandë, që janë him të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re.

Dritan Abazoviç: Janë disa pronarë. Por pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviç, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave.

Për shkak të këtyre 120 milionë eurove?

Dritan Abazoviç: Absolutisht./tvklan.al

dritan abazoviç

Sondazh

Poll