Politike

"Nuk shkohet sa andej këtej!"/ Fevziu: Meta gaboi në vitin 2013, me koalicionin me Ramën

Fevziu tha se koalicioni me Ramën ishte i pajustifikueshëm. Duke folur për dosjet e ish-sigurimit ai tha se kjo që po bëhet me Metën është një përpjekje politike për ta nxjerrë atë "jashtë loje".

26 Shtator 2022, 21:44 Nga e.k
"Nuk shkohet sa andej këtej!"/ Fevziu: Meta gaboi në vitin
Blendi Fevziu

 TIRANË- Gazetari, Blendi Fevziu u shpreh se Ilir Meta gaboi në vitin 2013, që hyri në koalicion me Partinë Socialiste pasi sipas tij nuk shkohet sa andej-këndej.

Deklaratën Fevziu e beri gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit". Fevziu tha se koalicioni me Ramën ishte i pajustifikueshëm. Duke folur për dosjet e ish-sigurimit ai tha se kjo që po bëhet me Metën është një përpjekje politike për ta nxjerrë atë "jashtë loje".

 PJESË NGA BISEDA:

Ylli RakipiPas lënies së Presidencës, Metës i nxjerrin një dosje. Duket se ka një përpjekje me skenar për të bërë diçka ndaj tij. Përse mendon se po ndodh?

Blendi Fevziu: Është edhe përgjegjësi e Metës. Kur mbështet një forcë politike, nuk mund të ikësh sa këtej dhe andej. Koalicioni me Ramën që bëri në 2013, ishte i pajustifikueshëm. Nuk mund ta kthejë njeriu sipas interesit. Mënyra si u punua dhe reagua ndaj Metës, për ta nxjerrë jashtë me dosje… Meta nuk akuzohet si bashkëpunëtor, por se i ka dalë emri në një dosje tjetër. Kjo tentativë, është betejë puro politike. Publiku e gjykon për gjestin që ka bërë, përse do e djegësh? Historia e dosjeve është më banalja në Shqipëri. Duhet të ishin hapur ato dosje dhe ti gjykonte publiku.

blendi fevziu

Sondazh

Poll