Sport

Claudio Lotito, presidenti i Lacio Romës, që nga e diela i bashkohet Senatit italian...

Presidenti dhe pronari i Lazio Romës, u zgjodh senator këtë të dielë në Molise, një rajon në Italinë qendrore-jugore.

26 Shtator 2022, 14:45 Nga DOSJA

Claudio Lotito, presidenti i Lacio Romës, që nga e diela i bashkohet

ITALI - Claudio Lotito, president dhe pronar i Lazios së Romës që nga viti 2004, fitoi zgjedhjet për senatorë italianë të zhvilluar të dielën, së bashku me ato legjislative. 

Numri 1 i klubit laziale nuk u shfaq në rajonin e Romës, por në atë kufitar Molise, në qendër-jug të gadishullit, i mbështetur nga Forza Italia, partia e Silvio Berlusconit.

Në moshën 65-vjeçare, Claudio Lotito u zgjodh senator në përpjekjen e tij të dytë, pas një të pari të pasuksesshme në rajonin e Napolit në mars 2018. Përveç Lazios, lideri romak ishte gjithashtu edhe pronar i Salernitana nga 2011 deri në 2021, por duhej të hiqte dorë nga ky klub sapo ai u ngjit në Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll