Sport

Nga Maignan te Brozovic, Liga e Kombeve ‘sakaton’ Serie A! Zbulohen sa lojtarë janë dëmtuar

Serie A po paguan shtrenjtë ndeshjet e Kombëtareve. Në fakt janë disa lojtarë që janë dëmtuar.I fundit është Marcelo Brozovic, në takimin Austri-Kroaci, mesfushori ndjeu një problem muskulor në kofshën e majtë dhe ka të ngjarë të mungojë një muaj.

26 Shtator 2022, 12:14 Nga DOSJA
Nga Maignan te Brozovic, Liga e Kombeve ‘sakaton’ Serie A! Zbulohen
Marcelo Brozovic

ITALI- Serie A po paguan shtrenjtë ndeshjet e Kombëtareve. Në fakt janë disa lojtarë që janë dëmtuar.I fundit është Marcelo Brozovic, në takimin Austri-Kroaci, mesfushori ndjeu një problem muskulor në kofshën e majtë dhe ka të ngjarë të mungojë një muaj.

Probleme edhe për skuadrën e Milanit, që humbi në një kohë të shkurtër portierin Maignan, Hernandez dhe Kajer. Lazio është në ankth për Ciro Immobile, i cili nuk udhëtoi në Hungari për shkak të një problemi muskulor që e kishte detyruar të mos luante në ndeshjen ndaj Anglisë.

Merih Demiral dhe Teun Koopmeiners u kthyen para kohe te Atalanta. Mbrojtësi turk ka pësuar një dëmtim, por ende nuk dihet se kur do të rikthehet, ndërsa mesfushori holandez ka pësuar një dëmtim në kokë në ndeshjen ndaj Polonisë. Asgjë serioze, aq sa prezenca e tij ndaj Fiorentinës nuk duket në dyshim. Probleme edhe për skuadrën e Spezia-s. Viktor Kovalenko dhe Arkadiusz Reca u dëmtuan me përfaqësueset respektive.

E.Ç (Dosja.al)

serie a liga e kombeve brozovic

Sondazh

Poll