Sport

Ka arbitruar 135 ndeshje në La Liga, zbulohet arbitri i ndeshjes Shqipëri-Islandë

Ditën e martë, Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit në ‘Air Albania’ ndaj Islandës për Ligën e Kombeve.

26 Shtator 2022, 11:53 Nga DOSJA
Ka arbitruar 135 ndeshje në La Liga, zbulohet arbitri i ndeshjes
Ricardo de Burgos Bengoetxea

TIRANË- Ditën e martë, Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit në ‘Air Albania’ ndaj Islandës për Ligën e Kombeve.

Një përballje pa asnjë lloj objektivi, por që për kuqezinjtë drejtuar nga Reja rikthimi te fitorja mund të jetë ngushëllimi i vetëm për të mos e mbyllur me turp këtë fushatë të Ligës së Kombeve. UEFA ka menduar për arbitrin e ndeshjes dhe ai është Ricardo de Burgos Bengoetxea. Gjyqtari spanjoll ka marrë stemën e FIFA-s prej vitit 2018 dhe ka një CV të pasur në vendin e tij.

Mjafton të shohësh 135 ndeshje që ka arbitruar në La Liga, pa harruar edhe finalen e Superkupës së Spanjës në vitin 2017 mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sa i përket arenës ndërkombëtare, në kualifikueset e Kupës së Botës dhe Europianit, Ricardo de Burgos Bengoetxea ka arbitruar vetëm dy ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia islanda

Sondazh

Poll