Sport

Tifozët e Atletico Madrid nuk qetësohen, pas Vinicius, kërcënojnë gazetaren që denoncoi thirrjet raciste

Vala e polemikave duket se nuk po shuhet pas derbit të fundit mes Atletico-s dhe Real Madrid. Në përballjen e kryeqytetit u dëgjuan thirrje raciste kundër disa lojtarëve, kryesisht Vinicius.

26 Shtator 2022, 12:57 Nga DOSJA
Tifozët e Atletico Madrid nuk qetësohen, pas Vinicius,
María Morán

SPANJË- Vala e polemikave duket se nuk po shuhet pas derbit të fundit mes Atletico-s dhe Real Madrid. Në përballjen e kryeqytetit u dëgjuan thirrje raciste kundër disa lojtarëve, kryesisht Vinicius. Ndërkohë që Federata Spanjolle e Futbollit ka hapur një hetim, klubi bardhekuq ka lëshuar menjëherë një deklaratë në të cilën dënon sjelljen e disa prej mbështetësve, në të cilën ka pasur edhe kërcënime ndaj një gazetareje, ‘fajtore’ se ka qenë e para që ka denoncuar fyerjet diskriminuese.

Ajo quhet María Morán, dhe është korrespondente e Gol TV. Një pasion për sportin dhe për ngjyrat e Atletico Madrid. Por e gjithë kjo nuk i pengoi disa tifozë “Los colchoneros” që të vazhdonin linjën e ofendimeve dhe kërcënimeve.

María Morán u detyrua të publikonte kërcënimet dhe të raportonte situatën tek autoritetet. E gjitha sepse ajo ishte një nga korrespondentet e para që konfirmoi klimën e zjarrtë jashtë dhe brenda stadiumit duke denoncuar thirrjet raciste ndaj Vinicius dhe ajo vetë pranoi se ishte një viktimë e tifozëve me hedhjen e sendeve.

"Pas derbit nuk pushoj së marri kërcënimet. Ata jo vetëm që më kërcënojnë mua, por edhe familjen time. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të raportoj në polici", ka shkruar ajo në rrjetet sociale, duke vënë në pah një klimë krejt tjetër. Ndërkohë, hetimet kanë dhënë efektet e para me arrestimin e disa tifozëve të Atleticos të identifikuar brenda dhe jashtë stadiumit nga pamjet e stadiumit.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid atletico madrid

Sondazh

Poll