Sport

Objektiv i arritur nga Kaka, mbyll maratonën e Berlinit për 3 orë e 38 minuta

Objektiv i arritur. Kaka ka përfunduar maratonën e parë! Ish-futbollisti brazilian, vrapoi dje në maratonën e Berlinit, duke mbyllur 42.195 km me një kohë 3 orë 38 minuta e 6 sekonda

26 Shtator 2022, 12:14 Nga DOSJA
 
Objektiv i arritur nga Kaka, mbyll maratonën e Berlinit për 3 orë
Ricardo Kaka

BERLIN- Objektiv i arritur. Kaka ka përfunduar maratonën e parë! Ish-futbollisti brazilian, vrapoi dje në maratonën e Berlinit, duke mbyllur 42.195 km me një kohë 3 orë 38 minuta e 6 sekonda, me një mesatare përfundimtare 5 km e 16 sekonda për kilometër.

Një performance e përsosur në përputhje me objektivin që braziliani vendosi në prag të maratonës. "Berlin i jashtëzakonshëm! Çfarë atmosfere e mrekullueshme gjatë garës 42 km. Shumë krenar që jam bërë Legjenda e Berlinit. Një falenderim i madh për të gjithë maratonistët, fansat dhe partnerët e mi." Ishte postimi I Kaka-s.

E.Ç (Dosja.al)

kaka maratona e berlinit

Sondazh

Poll