Sport

Debutuesi 39-vjeçar, që mund të jetë titullar me Holandën në botërorin 'Katar 2022'...

Portieri Remko Pasveer, lojtari i dytë më i vjetër që ka luajtur me ‘Portokallinjtë’, duke e ka bindur trajnerin Van Gaal

26 Shtator 2022, 12:47 Nga DOSJA

Debutuesi 39-vjeçar, që mund të jetë titullar me

HOLANDE - Fama i ka ardhur Remko Pasveer (Enschede, 11-8-1983) kur ai, më së paku, e priste. Ai mbërriti te Ajax në vitin 2021 si portieri i tretë, por papritur, pezullimi i André Onana dhe lëndimet e Maarten Stekelenburg ia hapën dyert për të qenë titullar.

Pasi kishte luajtur me Twente, Heracles Almelo, Go Ahead Eagles, PSV dhe Vitesse, ai u stacionua në Amsterdam: në 12 ndeshjet e tij të para në Eredivisie ai pësoi vetëm një gol. "Remko Pasveer është numri ynë 1 për momentin. Ai po dëshmon se është portieri më i mirë në ligë", tha më pas trajneri Erik ten Hag.

Por një gisht i thyer bëri që ai të humbiste ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Gjithsesi Pasveer është rikthyer me stil dhe, si shpërblim, mori thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Holandës. “Kam punuar shumë për vite me radhë dhe tani ndjej se të gjitha pjesët e “puzzle”-s po shkojnë në vend”,- rrëfen ai.

Thirrja e trajnerit Louis van Gaal, siç mund të imagjinohet, nuk ishte një 'dolli për diellin'. Pasveer bëri debutimin e tij si titullar në fitoren kundër Polonisë (2-0) dhe përsëriti në fitoren kundër Belgjikës (1-0), duke u bërë lojtari i dytë më i vjetër (38 vjeç e 318 ditë) që luan për 'Portokallinjtë'. Vetëm Sander Boschker (39 vjeç e 224 ditë) e ka kaluar atë.

"Është një nga netët më të bukura të jetës sime. Nuk mund ta kisha ëndërruar këtë disa vite më parë",- u shpreh Pasveer pas 'premierës' së tij. "Nuk është e zakonshme që unë të thërras një portier 38-vjeçar... por jam shumë kurioz ta shoh atë në ndeshje. Ai ka treguar te Ajax se çfarë është i aftë dhe e meritonte atë,"- deklaroi si justifikim, Louis van Gaal.

Debutuesi 39-vjeçar, që mund të jetë titullar me

Dy ndeshje që kanë përfunduar pa gola të pësuar, çka duket se kanë mjaftuar për ta bindur Van Gaalin: “Mendoj se do të vijë në Katar”. Pasveer, tani për tani, preferon të mos 'hedhë këmbanat në fluturim': "Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Është shumë herët."

Në Holandë, debati shkon më tej dhe tashmë po pyesin, se kush duhet të fillojë si titullar në Katar: Remko Pasveer, Jasper Cillessen apo Justin Bijlow? Ish-mesfushori, Rafael van der Vaart është i qartë: "Ai nuk trembet. Rrezaton qetësi dhe kjo shfaqet te mbrojtësit.  Përveç kësaj, ai është i mirë me këmbët dhe e ka treguar në një ndeshje të rëndësishme. Pse nuk po shkon për të qenë titullar në Kupën e Botës?”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll