Sport

Çmenduri në Francë-Poloni, sherr, 4 kartonë të kuq për 20 minuta dhe ndeshje e pezulluar: “Disa do e pagujanë”

Duhet të ishte një festë sportive, një mundësi për të parë talentet e rinj, por fatkeqësisht diçka nuk shkoi mirë. Sfida e vlefshme për turneun Under 18 Lafarge Foot Avenir mes Francës dhe Polonisë, pati një fund vërtet të papritur.

26 Shtator 2022, 12:36 Nga DOSJA

Çmenduri në Francë-Poloni, sherr, 4 kartonë të kuq

FRANCË-  Duhet të ishte një festë sportive, një mundësi për të parë talentet e rinj, por fatkeqësisht diçka nuk shkoi mirë. Sfida e vlefshme për turneun Under 18 Lafarge Foot Avenir mes Francës dhe Polonisë, pati një fund vërtet të papritur. Ndeshja përfundoi herët, rreth 15 minuta nga fundi, me francezët që nuk ishin në gjendje të vazhdonin ndeshjen. Arsyeja? 4 kartonat e vendosura nga arbitri për përfaqësuesen e Francës.

“Gjelave” i duhej një fitore për të marrë titullin në shtëpi dhe gjërat po dukeshin mirë me avantazhin 2-1. Vetëm dy minuta pas golit erdhi barazimi, i cili ndoshta ngjalli pak nervozizëm në radhët e djemve francezë. Në pjesën e dytë ndodhi e papritura: për 20' minuta arbitri përjashtoi 4 lojtarë në minutat 55, 61, 72 dhe 75.

I fundit ishte Darnell Bile. Ylli i St-Etienne, pasi humbi një top, hyri brutalisht ndaj kundërshtarit. E kuqja ishte e pashmangshme, ndërkohë shpërtheu rrëmuja mes dy skuadrave dhe dy pankinave. Në atë moment arbitri nuk mund të mos zbatonte rregulloren: një ekip nuk mund të luajë me më pak se tetë lojtarë në fushë.

Trajneri i Francës, Bernard Diomede, ish-lojtar i Liverpool-it dhe fitues i Kupës së Botës 1998, nuk ishte në gjendje t'i qetësonte lojtarët e tij, të cilët u shfaqën jashtë kontrollit. "Për fat të keq, kjo ndodh rregullisht, ndoshta jo në nivelet më të larta, por nuk e di nëse ky turne ishte një turne i nivelit shumë të lartë. Për disa mund të përjashtohen, sepse duhet t'i kuptojnë gjërat. Të tjerët kishin një qëndrim të mirë në fund të lojës, u përpoqën të qetësonin gjërat, duhet të analizosh mirë, ftohtë, kush u soll mirë dhe kush nuk u soll.”

E.Ç (Dosja.al)

polonia franca

Sondazh

Poll