Sport

PESHENGRITJE/ Lushnja dhe Partizani për femra, nderohen me Kupë dhe medalje...

Qyteti i Lushnjës, në sheshin qendror të qytetit, priti kampionatin kombëtar të hapur të peshëngritjes për moshat e reja. Sportisti më i mirë i aktiviteti doli Kristi Ramadani

26 Shtator 2022, 11:28 Nga DOSJA

PESHENGRITJE/ Lushnja dhe Partizani për femra, nderohen me Kupë dhe

LUSHNJE - Sheshi kryesor i qyteti të Lushnjes u shndërruar të dielën në një pallat sporti të hapur për të pritur kampionatin kombëtarë të peshëngritjes për të rinj U-20 dhe U-23.

Një aktivitet sportiv ky i veçantë, për nga mënyra e organizimit në ambient të hapur, i cili tërhoqi edhe vëmendjen e shumë qytetarëve të Lushnjes. Në pritje të këtij aktiviteti ishin drejtuesit e lartë të pushtetit vendor të qytetit dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Në këtë garë, morën pjesë rreth 15 klube nga i gjithë vendi me 80 peshëngritës e peshngritëse, të cilët garuan me njëri-tjetrin për rreth 7 orë në ambient të hapur. Në përfundim të aktivitetit fituesit ishin ekipi i Tiranës për meshkuj, ndërsa sportisti i aktiviteti doli Kristi Ramadani për moshën U-23 po i ekipit kryeqytetas. Ndërkohë nuk munguan medaljet edhe për skuadrën e vajzave të Partizanit, apo ekipin pritës të riformatuar të Lushnjes në peshëngritje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll